Shteteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për një sulm në një pikë kontrolli të policisë egjiptiane në Sinai i cili la të vdekur 15 ushtarë.
Agjencia egjiptiane e lajmeve Amaq shkruan se militantët e Shtetit Islamik kishin në shënjestër pikën e kontrollit të Kilometrit 17 në perëndim të al-Arish.
Ndërkaq, policia egjiptiane siç raportohet u përball me militantët që u përpoqën të sulmonin pikën e kontrollit, duke vrarë katër prej tyre ndërsa të tjerë ikën, transmeton Klan Kosova.
Egjipti ka kohë që e ka bërë të qartë se luftimi i militantëve islamikë është një prioritet për të rikthyer sigurinë në vendin e rreth 96 milionë njerëzve.
Krejt kjo pas trazirave që pasuan protestat e Pranverës Arabe në vitin 2011.