Isa Mustafa ka dorëzuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së si dhe të anëtarit të Kuvendit, para delegatëve në Kuvendin zgjedhor, raporton Ekonomia Online.
“E kam njoftuar kryesinë pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit se Kuvendit do t’ia ofroj Kuvendit. Sot Kuvendit ia ofroj dorëheqjen e parevokueshme”, tha Mustafa para medieve.
LDK-ja po mban Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri, ku për këtë pozitë janë në garë, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa.