Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka kërkuar koordinim të Ministrisë së Punëve të Jashtëm më kryeministrinë Avdullah Hoti për emërimet e konsujve.
Mustafa tha për gazetën Objektiv tha se MPJ-ja nuk është koordinuar me kryeministrin Hoti as kur e ka emëruar konsull në Frankfurt, ish-këshilltarin e Kadri Veselit, Gazmend Krasniqit.
“Thuhet se nuk është rast i vetëm. Nga një diplomat u informova se edhe në konsullatën e Frankfurtit është vepruar njëjtë, qe flet për mungese koordinimi të MPJ me Qeverinë ne marrje te vendimeve. Kjo praktike duhet te eliminohet dhe të korrigjohet. Nuk duhet te mungoj as dhënia e përgjegjësisë”, tha Mustafa.
Ish-presidentit Thaçi, para se të japë dorëheqje, ka dekretuar Gazmend Krasniqin, konsull të përgjithshëm në Frankfurt. Krasniqi ka punuar si shef i protokollit në kabinetin e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli (PDK), partia e të cilit tani është në opozitë.
Zyra e Presidencës në një njoftim për media kishte paralajmëruar shqyrtim të dokumentacionit për të shikuar nëse janë përfillur procedurat ligjore, porse ende nuk ka një vendim për këtë rast.