Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, edhe pse gjendet jashtë vendit për arsye shëndetësore, nuk ka harruar që të kujtojë veprën e komandantit Adem Jashari dhe Familjes Jashari në 20 vjetorin e rënies së tyre.
“Lavdi për jetë e mot Komandantit Legjendar, Adem Jashari, Hamzë Jasharit dhe krejt Familjes Heroike Jashari që nuk kursyen asgjë për lirinë që sot e gëzojmë ne!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.