Kryeministri në largim dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se përgjegjësit për të themeluar institucionet e kanë adresën e tyre.
“Janë ata që organizuan dhe ekzekutuan mosbesimin ndaj Qeverisë. Nuk kanë nevojë të vonohen, as të kërkojnë orë e ditë shtesë, sepse lidershipi nuk krijohet për një ditë”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.
“Kushte nuk ka. Shfrytëzoni të drejtën që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese, por jo pa kufi. Krijoni kushte të themelohen institucionet e vendit dhe mos e mbani vendin peng”.
“LDK dhe partnerët e koalicionit, AKR dhe Alternativa, e shohin Kosovën ndryshe”.
“Jo me ju në qeverisje”.
“Ne kemi dije dhe jemi të përgjegjshëm që këtij vendi t’ia ofrojmë zgjidhjen më të mire”.