Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për shamitë e kuqe që Lëvizja Vetëvendosje i ka vendosur në pemët dhe shtyllat elektrike në Prishtinë.
Mustafa thotë se shamitë e kuqe të vendosura nëpër pemë i janë dukur të çuditshme.
“Shamitë e kuqe mu kanë dukur të çuditshme. Këta drunj që ata po i ngjesin shamitë, i kemi mbjellë ne. Por ne nuk i kemi mbjellur ata drunj që dikush t’i vesh me shami të kuqe. Shamitë e kuqe janë simbol i një sistemi të kaluar. Me intereson cili është mesazhi i atyre i atyre shamive, sepse nuk e kam të qartë”, ka thënë Mustafa në Debat të RTK’së.
“Dhe kur t’i heqin ato shami nga drunjtë, kujt do t’ia ngjesin në qafë, fëmijëve si në sistemet diktatoriale?”, ka pyetur Mustafa.