Në 20 vjetorin e rënies heroike të Sali Çekajt, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar heroin kosovar Sali Çekaj i cili ra 20 vite më parë në Betejën e Koshares.
Mustafa u shpreh se Sali Çekaj veprimtarinë ushtarake e ndërlidhi me veprimtarinë e tij politike duke u bashkuar në rrugëtim me Ish-Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova për liri, pavarësi dhe demokraci.
Postimi i plotë:
“Me krenari kujtojmë Heroin e Kosovës, Sali Çekaj i cili ra 20 vite më parë në Betejën e Koshares për lirinë e Kosovës.
Sali Çekaj veprimtarinë ushtarake e ndërlidhi me veprimtarinë e tij politike duke u bashkuar në rrugëtim me Presidentin Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova për liri, pavarësi dhe demokraci.
Sali Çekaj, me madhështinë e kontributit të tij për çështjen kombëtare, la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të shtetformimit në Kosovë. Të gjithë qytetarët e Kosovës e nderojnë dhe respektojnë veprën e Heroit Sali Çekaj dhe veprën e tij e ruajmë si trashëgimi të Kosovës.
Lavdi e përjetshme për Heroin Sali Çekaj!”