Kreu i LDK-së Isa Mustafa, i ka shprehur popullit slloven ngushëllime për vdekjen e ish-ambasadorit Miljan Majhen, transmeton Ekonomia Online.
Mustafa në një telegram ngushëllimi, tha Majhen do të mbetet model i një diplomati të përkushtuar në kultivimin e paqes në rajon dhe më gjerë, duke thënë edhe se ai ofroi përkrahjen e shtetit Slloven për Kosovën.
Telegram ngushëllimi:
Me rastin e vdekjes së ish-ambasadorit të Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, kryetari i LDK-së Isa Mustafa familjes dhe gjithë popullit slloven u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Ish-ambasadori slloven, do të mbetet model i një diplomati të përkushtuar në kultivimin e paqes në rajon dhe më gjerë.
Ai gjithashtu ofroi përkrahjen e shtetit të Sllovenisë duke krijuar raporte të mira bashkëpunimi me Kosovën.