Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka treguar detaje për takimin me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, ku me këtë të fundit, janë afër lidhjes së koalicionit qeverisës.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë se vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së.
“U takuam sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, diskutuam mundësitë e bashkëqeverisjes, LDK- VV, si dy subjekte që dolën fituese në këto zgjedhje. Në ditët në vijim do të punojmë në përafrimin e objektivave qeverisëse, ndërkaq pasi të përfundojë krejtësisht procesi i numërimit të të gjitha votave dhe të dihet subjekti i parë, do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri.
Vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së. IM