Ish kandidati për Kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, është emëruar sot nga Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, Zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, transmeton Klan Kosova.
Xhemajlaj ishte kandidat për Kryetar të Drenasit, nga radhët e Nisma për Kosovën, ndërsa është dhe kryetar i dëgës së këtij subjekti partiak në po të njëjtën komunë.
Isa Xhemajlaj posedon tre diploma universitare, një në gjeografi, një histori dhe një në drejtimin “Menaxhim të emergjencave”.
Për 10 vjet ishte punëtor arsimi ndërsa po ashtu ishte zyrtar në TMK e në FSK po ashtu, transmeton Klan Kosova.