Isco Alarcon duket se është i lodhur nga situata e te Real Madridi dhe dëshiron të largohet në afatin kalimtar të kësaj vere.
Mesfushori spanjoll gjithmonë ka qenë i përfshirë në tregun e transferimeve, derisa në këtë verë dëshiron të fillojë një aventurë të re.
Sipas asaj që raporton Diario Sport, Isco thuhet se po përgatitet që të kalojë në Ligën Premier, aty ku e duan disa skuadra.
Chelsea, Liverpool, Manchester United dhe Arsenal, thuhet se janë në garë për transferimin e fantazistit spanjoll.
Isco thuhet se e preferon kalimin te The Reds, mirëpo mbetet të shihet nëse Jurgen Klopp e pëlqen stilin e lojës së tij.