Isco e do largimin nga Real Madridi qysh në janar

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Isco thuhet se tashmë e ka pranuar se do të largohet nga Real Madridi qysh në afatin kalimtar të janarit.

Sipas asaj që raporton Diario AS, mesfushori spanjoll dëshiron të transferohet në Ligën Premier, aty ku kanë shfaqur interesim disa skuadra.

Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Manchester City, thuhet se janë duke tentuar ta transferojnë Iscon në afatin e dimrit.

Isco (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Juventusi dhe Milani ishin po ashtu në garë për spanjollin, mirëpo lojtari e dëshiron kalimin në ligën angleze shkaku i lojës së tij.

Sipas mediave spanjolle, Isco beson se mund të përshtate shpejtë në Ligën Premier, pasi skuadrat angleze zhvillojnë një lojë të shpejtë dhe me kombinime.

Kontrata e 26-vjeçarit te Real Madridi skadon në qershor të vitit 2021, andaj spanjolli është i gatshëm të largohet qysh në këtë janar, në mënyrë që të zë vend në kombëtaren e Spanjës.

Në sezonin e kaluar Isco ka startuar vetëm në 11 ndeshje, duke shënuar vetëm tre herë.

Të ngjashme