Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka thënë se shkarkimi i tij nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më 19 maj të këtij viti është i padrejtë dhe ka ardhur si hakmarrje politike për krijimin e rrethanave të favorshme për bashkëshortin e saj.
Në letrën publike të Dedajt për kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e MPJD-së Donika Gërvalla Schëarz, tha se shkarkimi i 12 ambasadorëve të Kosovës erdhi pa asnjë njoftim dhe justifikim, njofton Klan Kosova.
“Ndonëse isha i provokuar rëndë, pa dashur të flas për sakrificat dhe meritat e mia, tashmë skajshmërisht të banalizuara në shoqërinë tonë reagimi im në këtë rast ishte proporcional me aktin e nxitjes, degradimit, dëmtimit të integritetit tim, prestigjit dhe shëndetin tim dhe familjes sime”.
“Për të qenë skandali edhe më i madh, më 26 maj 2021, më vjen vendimi tjetër, për t’ia liruar zyrën dhe misionin me 27 maj 2021, brenda 1 dite, duke ma bërë të pamundur dhe të vështirë misionin dhe procedurat ligjore të kthimit si të gjithë 11 ambasadorëve tjerë”.
Letra e tij e plotë:
Leter e hapur publike, per kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, presidenten Vjosa Osmani dhe minsitren e MPJD Donika Gervalla Schëarz!
Te nderuara Zonja/ Zoterinj,
Fillimisht shprehi konsideraten time, deshiren dhe shpresen, per forcimin e institucioneve demokratike te shtetit te Kosoves, sundimin e ligjit, respektimin e Kushtetutes se Kosoves, luften kunder krimit, korrupsionit dhe nepotizmit, si dhe barazine qytetare, etnike, politike, fetare, racore dhe gjinore ne Republiken e Kosoves!
Siq jeni ne dijeni, me 19 maj 2021, presidentja Osmani shkarkoj politikisht, pa asnje paralajmerim dhe justifikim 12 ambasador te Republikes se Kosoves, duke pasur dhe une kete fat, si hakmarrje politike dhe krijimin e rrethanave te favorshme per bashkeshortin e saj, per ta udhehequr Ambasaden ne Shkup, gje edhe e cila u vertetua!
Ndonese isha i provokuar rende, pa dashur te flas per sakrificat dhe meritat e mija, tashme skajshmerisht te banalizuara ne shoqerine tone,
reagimi im ne kete rast ishte proporcional me aktin e nxitjes, degradimit, demtimit te integritetit tim, prestigjit dhe shendetit tim dhe familjes sime!
Ne kete leter nuk dua te flas per misionin tim te shkelqyer ne Maqedonine e Veriut, do ta thone te tjeret, por nderpreja e mandatit tim ligjor kater vjeqar, ishte skandal i papare, kunder ligjit dhe Konventes se Vjenes!
Nga MPJD permes telefonates dhe me shkrim, me njohtuan zyrtaret kompetent se te gjithe 12 ambasadoret e shkarkuar, do ta ushtrojne misionin e tyre, sipas ligjit dhe Konventes se Vjenes, deri me ardhjen e ambasadorit te ri dhe marrjes se kredencialeve ne Maqedonine e Veriut!
Ne fakt edhe u mundova duke perbi kete padrejtesi, ta pranoj kete fatkeqesi dhe padrejtesi institucionale, me qellim te ruajtjes se ftyres dhe imazhit te Kosoves!
Per te qene skandali edhe me madh, me 26 maj 2021, me vjen vendimi tjeter, per t’a liruar zyren dhe misionin me 27 maj 2021, brenda 1 dite, duke ma bere te pamundur dhe te veshtire misionin dhe procedurar ligjore te kthimit si te gjithe 11 ambasadorve tjere!
Per kete megaskandal institucional, hakmarres dhe perqares, kam njohtuar lideret kryesor te RMV si dhe disa nga koleget e mije te nderuar e shume te respektuar, ambasador te akredituar ne Shkup!
Ju kam shkruar disa letra ne adresat tuaja, zonja dhe zoterinj te nderuar, qe te reflektoni dhe ta terheqni kete vendim teresisht joligjor, johuman, denigrues dhe perqares, deri me sot nuk kam marrur asnje pergjigje!
Nuk besoj se do e keqperdorni voten e popullit martir te Kosoves, pushtetin nje partiak dhe absolut,per hakmarrje politike dhe nese deri me 30 qershor 2021, nuk marr ndonje pergjigje te qarte, te drejte dhe konkrete, betejen time per drejtesi, barazi dhe dinjitet, ma impononi t’a vazhdoj, duke kerkuar mbeshtetjen e institucioneve te drejtesise vendore dhe nderkombetare, duke shfrytezuar te gjitha mjetet e lejuara politike, demokratike e ligjore, ne mbrojtje te integritetit tim!
Nuk kerkoj ta permbylli mandatin siq ma lejon dekreti, deri ne dhjetor te vitit 2022, nderprejeni, por me kembengulje kerkoj te njejtin trajtim si te gjithe 11 ambasdorve tjere, duke mos bere vetem ndaj meje perjashtim, krim, diskriminim apo keqtrajtim, per arsye banale, hakmarrese, te porositura dhe te njohura per mua, e te cilat nje dite do t’i beje publike!
Ju falenderoj per vemendje dhe mirekuptim!
Sinqerisht,
Gjergj Dedaj
Ambasador i Jashtezakonshem dhe Fuqiplote, i Republikes se Kosoves, ne Republiken e Maqedonise se Veriut