Ish-ambasadori japonez vendos të jetojë në Shqipëri: Është vendi më i sigurt në Evropë

Prishtinë | 15 Qer 2024 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama në posdkastin e radhës kishte të ftuar ish-ambasadorin e Japonisë në Tiranë, Takada Mitsuyuki. Mitsuyuki deklaroi se i pëlqen të jetojë në Shqipëri, duke e vlerësuar si vendin më të sigurt në Evropë.

“Paraardhësi im me telefonoi dhe më tha, nuk duhet të dini asgjë, mos u shqetësoni për asgjë. U besova fjalëve të tij. Përshtypja e parë ishte: Shqipëria dukje si Japonia e 30-40 viteve më parë. Njerëzit ishin shumë miqësorë, ishin mikpritës dhe shumë të sjellshëm.

Me jepnin këshilla mjaft të mira. Konstatova pak ndryshim me kulturën e vendit tim. Japonezët planifikojnë çdo gjë, por pashë që shqiptarët kishin vlera, familjen, miqtë dhe e shijojnë shumë mirë jetën e tyre. Më ka befasuar. Nga vendet evropiane, Shqipëria është vendi më i sigurt dhe ambasadorët e tjerë më shprehen të njëjtin mendim. Shqipëria vendi më i sigurt në Evropë. Shqipëri-Japoni, duhet të krijojnë vende pune të reja, në të cilat të paguajnë rroga më të larta.

Nuk e di sa mund të kontribuoj në këtë drejtim. Ideja bazë është të gjej mundësi bashkëpunimi të përbashkëta mes sipërmarrjeve të dy vendeve, një mënyrë që sipërmarrja të paguajë paga më të mira që të mbajmë të rinjtë shqiptarë këtu”, deklaroi ish-ambasadori. /Dritare.net/.

Të ngjashme