Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Joe Biden pati përkrahje më të madhe në Kosovë për shkak të lidhjes së tij me këtë vend.
“Trump ishte i paparashikueshëm, andaj nuk ishte i pranueshëm nga të gjithë” tha ai.
“Biden në anën tjetër ka një lidhje më të afërt me shqiptarët dhe Kosovën andaj kishte një lidhje përkrahje më të madhe nga shqiptarët”, tha ai.