Ish-ambasadori për vizitën e Kurtit në Tetovë: Në vend që të shkojë në Bruksel, Washington, Berlin, Paris, ai shkon në periferi

Prishtinë | 12 Gus 2023 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Anton Berisha, ish-ambasador i Kosovës, ka reaguar pas vizitës jozyrtare të kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në vend se Kurti të jetë prezent në qendrat si Bruksel, Washington, Berlin, Paris, Romë, Tiranë apo Shkup, ai po shkon në periferi.

“Në vend që të shpalos idetë reale aty ku vendoset për shtetin e Kosovës dhe për shqiptarët në rajon, ai merret me dokrra të bashkimit në qiell e ndarjes në tokë”, ka shkruar tutje ai.

Në fund, ai ka thënë se nuk është problem që qendrat perëndimore nuk e vlerësojnë Kurti, por problemi është “në marrëzinë e tij politike”.

Postimi i tij plotë:

Kryeministri i Kosoves, ne vend te jete prezent ne qender, Bruksel, Ëashington, Berlin, Paris, Rome, Tirane, Shkup, ai eshte prezent ne periferi.

Ne vend qe te shpalos idete reale aty ku vendoset per shtetin e Kosoves dhe per shqiptaret ne rajon, ai merret me dokrra te bashkimit ne qiell e ndarjes ne toke.

Nuk eshte problemi qe qendrat perendimore nuk e vleresojne Albin Kurtin te cilin e kane sanksionuar e izoluar politikisht, problemi eshte qe ne marrezine e tij politike, Kosova eshte duke shkuar mbrapa perderisa kryeministri merret me perralla neper skutat e lagjeve.

Të ngjashme