Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka reaguar pas sulmeve të fundit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Në një postim në rrjetin social Tëitter, Lama i ka bërë thirrje anëtarëve të NATO-s që të pranojnë Kosovën në Aleancë.
“Një thirrje për anëtarët e NATO-s: Është koha që të pranoni Kosovën në Aleancë si një anëtare të plotë”, ka shkruar Lama.
Ajo ka thënë se në këtë mënyrë, regjioni i Ballkanit do të ishte më i sigurtë.