Në Komisionin hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë është ftuar për raportim Haxhi Arifi, ish-anëtar i Bordit në Agjencinë Kosovare për Privatizim (AKP), aktualisht përfaqësues i sindikatave të punëtorëve, raporton Ekonomia Online.
Arifi gjatë raportimit në Komision ka thënë se në procesin e privatizimit është bërë diskimin i punëtorëve ku është bërë etnikisht spastrimi i vendeve të punës
Arifi i pyetur nga anëtari i Komisionit Harullah Çeku nëse procesi i privatizimi në Kosovë ka qenë korrekt në raport me të drejtat e punëtorëve, është shprehur se si anëtarë i bordit të AKP-së, ka insistuar që të ketë një program për punëtorët që mbesin papunë gjatë procesit të privatizimit.
“Kërkesa ime e parë ka qenë që ta kemi një program për punëtorët që mbesin papunë gjatë procesit të privatizimit. Kurse kërkesa e dytë ka qenë që punëtorëve tu takoj 20 përqindshi nga vitet 90 e këndej”
“Privatizimi ka sukseset e veta, por ne si BSKP kemi parë diskriminim të punëtorëve ku ” ka thënë Arifi
Gjithashtu në Komision do të raportojnë edhe Ekrem Hajdari, ish-drejtor Menaxhues në Agjencinë Kosovare për Privatizim dhe Mrika Tahiri, ish-drejtore Menaxhuese në Agjencinë Kosovare për Privatizim.
Anëtarët e këtij komisioni miratuan edhe listën e dytë të atyre që do të intervistohen për procesin e privatizimit.
Arifi ka thënë se pas kalimit të AKM së në AKP nuk ka pasur ndryshime ligjore.
“Kemi bërë një trysni edhe pse ka pasur një bllokadë totale nga pretendimet e ndryshme të Serbisë. Jam i lumtur që e kemi bërë zhbllokimin e 20 përqindëshit për punëtorët. Atë zhbllokim e kemi arritur për 200 ndërmarrje”.
Deputeti i VV-së, Hekuran Murati ka pyetur se a ka pasur mungesë ekspertize ne Bordin e AKP-së.
Kurse Haxhi Arifi ka thënë se ka pasur anëtar bordesh që kanë punuar shumë.
Poashtu Murati ka pyetur se sa është dëmtuar punëtori nga efekti që kanë pasur emërimet politike në AKP, raporton EO.
“Si anëtarë i Bordit kam ardhur nga një institucion e na ka votuar Kuvendi neve si anëtar të BSPKsë. Unë nuk i kam takuar asnjë partie politike”.
Kryetari i Komisionit, Hajrullah Çeku, tha se në këtë listë bëjnë pjesë edhe disa ndërmarrje si “KEDS-i”, “Ferronikeli”, “Sharr Cem”, “Hotel Grandi”.
“Si anëtarë i Bordit kam ardhur nga një institucion e na ka votuar Kuvendi neve si antëar të BSPKsë. Unë nuk i kam takuar asnjë partie politike”.