Ish-avokati i Trumpit do të lirohet nga burgu

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Ish-avokati i presidentit amerikan, Donald Trump, Micheal Cohen, raportohet se do të lirohet më herët nga burgu për shkak të Coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, Cohen po vuan një dënim trevjeçar pasi u deklarua fajtor për shumë vepra penale, duke përfshirë shkeljen e ligjeve të financimit të fushatës, dhe gënjeshtrën ndaj Kongresit.

Ai aktualisht është në një burg me siguri minimale, në Otisville të New York-ut, ku rastet e COVID-19 janë raportuar në mesin e të burgorusve dhe stafit.

Byroja e Burgjeve është përballur me kritika për menaxhimin e coronavirusit, dhe është në presion për të liruar disa të burgosur jo të dhunshëm.

Një numër i figurave të tjera të profilit të lartë, përfshirë R Kelly dhe Bill Cosby, kanë apeluar për lirim për shkak të virusit./Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme