Ish banorja e big Brother, Neda Balluku ka komentuar disa nga banorët VIP brenda shtëpisë së famshme. Ajo ka hapur një votim në profilin e saj në Instagram me pyetjen “Kë mbështesin shqiptarët e Kosovës”? Sipas sondazhit të saj, shqiptarët nga Kosova duan në finale Donaldin, Egzonën, Beniadën dhe Einxhel.
Duke iu përgjigjur një mesazhi që ka marrë se Arjola ka inat Egzonën për faktin se mund t’i marrë votat sepse është e vetmja konkurrente nga Kosova, Neda thotë se aktorja po përdor UÇK-në sa herë që “pozitat i ka të pasigurta”.
“Edhe unë mendoj se është taktikë e Arjolës bluza e UÇK-së. Unë personalisht nuk e kam dëgjuar kurrë ta bëjë një bisedë për çështjen e luftës së Kosovës dhe kontributit të UÇK-së. Mbase jam gabim. Besoj se Arjola po lufton fort për mbështetjen e shqiptarëve të Kosovës por fatkeqësisht atë bluzë ia shoh vetëm kur pozitat i ka të pasigurta.”, ka shkruar ajo.