Ish deputet i LDK’së, Adem Salihaj ka reaguar pas rezultateve priliminare të publikuara nga KQZ’ja.Deri më tani, VV po prin me 47%, ndërsa LDK është në vendin e tretë me 13%.
Salihaj ka reaguar me një status në Facebook, duke theksuar se Isa Mustafa ka kaluar të gjitha kufijtë dhe është njeriu më i neveritshëm i të gjitha kohërave.
Ja postimi:“Isa Mustafa, njeriu më i neveritshëm i të gjitha kohërave, njeriu më i pa dinjitet, shkatërruesi i LDK-së, shkatërruesi i vlerave rugoviane të lirisë dhe demokracisë, argati i bandave dhe i së keqes.
Votuesi i LDK-së, i mbushur mllef tej mase në Isa Mustafën, duke mos gjetur mënyrë tjetër për ta larguar atë , e ndëshkoi LDK-në. E padrejtë, vërtetë e padrejtë, por nuk gjeti mënyrë tjetër, sepse struktura u bë servile dhe nuk reagoi.
Ndërkaq, Isa Mustafa, edhe pasë gjithë kësaj, ka fytyrë ende të rrijë si kryetar në zyrat e LDK-së!
A mund të durohet pafytyrësi deri në këtë masë?!
I ka kaluar të gjithë kufijtë”, shkruan Salihaj në Facebook.