Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, të cilët gjenden në paraburgim në Hagë, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social, Facebook, teksa ka bërë të ditur se ka arritur ta takojë ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.
“Fillova të ndihesha më mirë kur në një dhomë të veçanet e me një përqafim të ngrohët u përshëndeta me Kryetarin Kadri Veseli. Ai me buzëqeshjen e tij, sharmin e tij dhe motivin e tij të lartë që ka gjithmonë ma krijoi përshtypjen qe nuk isha në atë ambient por sikur isha për vizitë në zyrën e tij në Kuvendin e Kosovës. E pyeta për Presidentin, Bacën Jakup, Rexhen dhe çlirimtarët e tjerë, fatmirësisht të gjithë ishin mirë dhe me motive të lartë”.
“Pata dëshirë që t’i takoj të gjithë por ishte e pamundur për shkak të kohës së shkurtër të vizitave që kishin. Gjatë takimit me kryetarin Veseli u hap dera dhe mendova që përfundoj koha e vizitës kur me një torte në dorë si në zakonet e Drenicës hyri Hysni Gucati i cili na nderoi shumë, në dalje takova edhe Pjetër Shalën”, ka shkruar ai në Facebook.