Ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, e ka cilësuar si të gabuar pranimin e 1000 testeve për Covid-19, si donacion nga Serbia për Kosovën, duke thënë se Qeveria e Kosovës i bëri reklamë fenomenale Serbisë me një gjë të tillë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ismaili ka shtuar se më fenomenale do të ishte sikur Qeveria të refuzonte këtë donacion dhe të kërkonte nga Serbia kërkimfalje për 20 mijë dhunimet e luftës që i kanë bërë ushtria dhe policia serbe.
“Rrota e sams, bani promocion fenomenal për veti e shtetin e vet me 1000 teste të leshit. Në krejt mediet e botës. Edhe ma fenomenale kish qenë një përgjigjje e stilit “Jo, nuk i shlyejnë 1000 teste të lodhëta 20,000 dhunimet, për të cilat as falje s’keni kërkue. Kapni këto teste e ktheni n’bothë, ku i patët deri tash. Falemderës, por kur ju kemi përballue juve, COVID-in e kapërcejmë më lehtë se një fruth. Ajd, u pičku materinu.” Me i çue shypet në rrotë same, si duket, po del me qenë më lehtë se me i refuzue këta mutat që na perdorin për me e promovue veten, e me fitue pikë edhe në dialog”, ka shkruar Ismaili.
Fisnik Ismaili ka qenë deputet i VV’së por është larguar nga Partia e Albin Kurtit me një pjesë të anëtarëve të tjerë përfshirë Shpend Ahmetin, Visar Ymerin, Dardan Molliqajn, Dukagjin Goranin, Faton Topallin, Shqipe Pantinen etj, të cilët më pas krijuan subjektin Partia Socialdemokrate.