Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar të Greqisë akuzohet për përdhunim

Prishtinë | 21 Shk 2021 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Ish drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Greqisë, Dimitris Lignadis, është arrestuar nën akuzat e përdhunimit.

Aktori dhe regjisori i mirënjohur i skenës u dorëzua të shtunën pasdite në selinë e policisë së Athinës, i tha Associated Press zëdhënësi i Policisë Greke Theodoros Kronopulos.

56-vjeçari po mbahej në pritje të një paraqitjeje para një gjyqtari, shkruan Euronews.

Lignadis dha dorëheqjen nga posti i tij si drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Greqisë dy javë më parë, mes thashethemeve për sjellje të pahijshme seksuale.

Ai ka mohuar akuzat ndaj tij.

Çështja ka marrë dimensione politike. Opozita politike akuzoi qeverinë greke se nuk po ndiqte ankesat, ndërsa ministri i kulturës u përgjigj të premten duke akuzuar Lignadis si një “njeri i rrezikshëm” i cili e kishte “mashtruar” atë me aftësinë e tij për të vepruar.

Ministrja e Kulturës, Lina Mendoni, tha se i kërkoi një prokurori të Gjykatës së Lartë të hetojë të gjitha pretendimet për abuzim në komunitetin e teatrit të Greqisë.

Të ngjashme