Ish-drejtori teknik i Post-Telekomit, Mehdi Latifaj, tha se Shyqiri Haxha, ish-kryeshef i Telekomit, e ka shkarkuar Latifajn nga detyra për shkak që ky i fundit i ka arsyetuar mosimpelementimet e disa projekteve që Haxha ia ka kërkuar Latifajt, raporton Ekonomia Online.
Për kërkesa të tilla si ndërmjetësues, Latifaj tha se Haxha e ka dërguar Elvis Pistën.
“Në nëntor 2009 në zyrën time vjen i ndjeri Elvis Pista i cili kërkon prej meje me inicu një projekt që do kapte vlerën e 5-6 milionë eurosh për infrastrukturën telekomunikuese. Unë e kam dorëzuar projektin duke ju thënë se tregoni nëse kemi nevojë për një projekt të tillë. Komisioni ka vlerësuar që ne vërtetë nuk kemi nevojë për një projekt të tillë dhe unë në atë kohë këtë ia kam përcjellë Elvis Pistës”, tha Latifaj.