Ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë , Medvegjë e Bujanoc, (UÇPMB)kanë zhvilluar takim me ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi, ku edhe kanë dhënë mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, që po akuzohen nga Gjykata Speciale, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Selim Selimi tha se këtë udhëheqës luftarak janë këtë për të shprehur besimin në drejtësi e në luftën e UÇK-së.
“Udhëheqës e luftës Presheve Medvegjë e Bujanov, e eprorë të UCKMB-së janë mbledhë me tregu që ne besojmë në drejtësi të luftës së UÇK-së. Ata luftëtarë nuk janë vet”
Në emër të luftëtarëve të UÇKMB-së , Shaqir Shaqa, tha se lufta ka qenë e pastër dhe qëllimi ka qenë liria.
Ai kë thënë se Gjykata Speciale është separatiste dhe gjykon njëanshëm.
“UÇK brenda gjirit të saj pati edhe luftëtar nga Lugina të cilët kanë kryer obligimet e tyre me qëllim fisnik për çlirim. Ne kemi bërë luftë absolutisht të pastër dhe kemi pasur qëllim vetëm të jemi të lirë e të bashkuar. Proceset që ndodhen e janë ngritur gjoja se për të parë nëse lufta e UÇK-së, ka qenë e pastër ne i kemi mbështetur, por jemi pak të zhgënjyer që kjo gjykatë është separatiste, gjykon njëanshëm. Luftëtarët që janë arrestuar këto ditë do dalin faqebardhë sepse lufta e tyre ka qenë e pastër e drejtë”, ka thënë ai.