Rafa Marquez nuk ka mundësi të shkelë më në Amerikë, të paktën për momentin.
Ky është vendimi që është marrë nga Ministria e Jashtme, e cila ka gjobitur dhe ka sanksionuar 22 persona meksikanë dhe 42 kompani që kanë shtrirje edhe në SHBA për shkak të lidhjeve me trafikantin e drogës, Raul Flores Hernandez.
Mes këtyre emrave është edhe ish-mbrojtësi i njohur i Barcelonës, i cili dyshohet se është përdorur nga personat e tretë për qëllime trafiku droge dhe për pastrim parash.