Marquez vazhdon me Hondën deri në 2020-ën

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 14:13 | Nga

Marc Marquez do të vazhdojë të jetë pjesë e Hondës në Botërorin e MotoGP.

Piloti spanjoll, kampion bote në fuqi, rinovoi kontratën me skuderinë japoneze edhe për dy sezone të tjera, deri në vitin 2020, lajm që u komunikua zyrtarisht nga vet Honda nëpërmjet faqes së saj të internetit.

“Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të garoj me Hondën në MotoGP. Jam krenar që jam pjesë e familjes Honda dhe vlerësoj në maksimum mënyrën sesi skuadra më jep më të mirën, për çdo gjë që kam nevojë. Dy testet e para zyrtare shkuan mirë dhe tani, me rinovimin e kontratës mund të përqendrohem tërësisht te Botërori”, ishte komenti i bërë nga Marc Marquez, në profilin e tij në rrjetin social “Twitter”.

Marc Marquez, kampion bote edhe në kategoritë 125 dhe 250 kubikë, u bë pjesë e elitës së motosportit, MotoGP në vitin 2013, pikërisht me “Repsol Honda”, duke fituar menjëherë titullin kampion bote.

Këtë sukses, Marquez e përsëriti në vitin 2014, ndërkohë që pas një viti pushim, katalanasi tashmë 25-vjeçar, fitoi edhe dy tituj të tjerë botërorë në vitet 2016 e 2017, duke e çuar në 4 numrin e titujve në MotoGP dhe në 6 numrin total të sukseseve në karrierë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme