Ish-futbollisti i Arsenalit, Abou Diaby, ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli aktiv.
Francezi pjesën më të madhe të karrierës e kalojë te Arsenali dhe shihej si një Patrick Viera i së ardhmes.
Por, lëndimet e shumëta që e mbanin Diabyn më shumë jashtë fushës së futbollit sesa brenda, e kanë detyruar futbollistin që të pensionohet në moshën 32 vjeçare.
Në total, Diaby kaloi tetë vjet e gjysmë me Arsenalin, duke luajtur 124 ndeshje në Premier Ligë, edhe pse ai arriti të regjistrojë vetëm 16 paraqitje në katër sezonet e tij të fundit me skuadrën londineze.
Diaby gjithashtu ishte pjesë edhe e skuadrave si Auxerre dhe Marseille.