Ish-gjyqtari i Premierligës, Mark Clattenburg, beson se gjyqtari Felix Brych dhe VAR-i e morën vendimin e duhur duke e akorduar një penallti për Napolin në ndeshjen e mbrëmshme kundër Liverpoolit.
Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Liverpooli, u mposht me rezultat 2:0 nga nikoqiri Napoli në një ndeshje kontroverse të Grupit E, të martën, transmeton Gazeta Express.
Dries Mertens e shënoi një penallti në minutën e 82-të të ndeshjes, pasi Jose Callejon u duk se u rrëzua pas kontaktit minimal nga Andy Robertson në “Stadio San Paolo”. Vendimi i gjyqtarit u përkrah nga VAR dhe pastaj Fernando Llorente e vendosi fitoren në momentet e fundit të ndeshjes.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk ishte aspak i lumtur me vendimin e gjyqtarit dhe VAR-it, duke thënë: “Kur lojtari gjuhet para se të ketë kontakt, atëherë kjo s’mund të jetë penallti. Kjo e ndryshoi krejt ndeshjen”.
Megjithatë, sipas ish-gjyqtarit të Premierligës, Mark Clattenburg, penalltia u akordua me të drejtë dhe Liverpooli nuk ka të drejtë të ankohet.
Clattenburg beson se Brych e mori vendimin e duhur, pasi që Robertsoni pati kontakt me këmbën e Callejonit.
“Më vjen keq tifozë të Liverpoolit, por ajo ishte penallti. Andreë Robertson e bëri një ndërhyrje ndaj Jose Callejonin të Napolit brenda 16-metërshit më këmbën e gabuar dhe ai nuk e preku topin”, tha Clattenburg për DailyMail.
“Sapo u bë ndërhyrja, këmba e Robertsonit ishte në hapësirën e Callejonit dhe e preku këmbën e futbollistit të Napolit. Pas vendimit të gjyqtarit, edhe VAR-i e kontrolloi nëse kishte kontakt dhe e analizuan këtë nga shumë kënde të ndryshe. Ata e morën vendimin e duhur dhe Dries Mertens shënoi”.