Ish-gruaja e Hakimit ia kërkoi gjysmën e pasurisë, por mbeti duarthatë

Prishtinë | 14 Pri 2023 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Ish-gruaja e Achraf Hakimit, Hiba Abouk, e kërkoi divorcin dhe e donte më shumë se gjysmën e pasurisë dhe të pronave të futbollistit maroken.

Ai është njëri prej futbollistëve më të paguar në Ligue 1, mbrojtësi i djathtë i merr më shumë se 1 milion euro në muaj, ndërsa 80% e këtyre parave i shkojnë nënës së tij, Fatima.

Tashmë ish-gruaja e tij, aktorja e famshme spanjolle mendonte se do t’i binte jackpoti pas ndarjes me futbollistin, i cili akuzohej për sulm seksual ndaj një femre dhe kjo ishte arsyeja e ndarjes më pas me ish-bashkëshorten.

Por, kur arritën në gjykatë, ata e kuptuan se Hakimi nuk kishte prona dhe as para në bankë në emër të tij.

Ai në realitet e kishte vendosur krejt pasurinë në emrin e nënës së tij qe një kohë të gjatë.

Futbollisti i Paris Saint-Germainit nuk ka në emër të tij as prona, as stoli e as vetura.

Çka do që dëshiron të blejë, fillimisht e pyet nënën e tij. Askush nuk e kishte menduar këtë taktikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme