Ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Gashi, ka sulmuar fizikisht anëtarin e PSD-së, Frashër Krasniqin.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie e PSD-së. Gashi është djali i avokatit të njohur, Tomë Gashi.
“Pa asnjë arsye dhe pa asnjë zënkë paraprake. I njejti, duke sulmuar shante Nol Nushin. Sharjet masive, kërcënimet e linçimet janë mënyrë funksionimi e partisë në pushtet. Nevojitet pak gjë që kjo gjendje e dhunës të shndërrohet në manifestim konkret. Kur argumenti i vetëm është ai i numrave dhe i forcës, sigurisht se mujsharia është sjellja politike që pason. Kjo mënyrë e pushtetit të shkuar nuk supozohej me qenë pushteti i ri”, thuhet në komunikatë.
“Me këtë rast dhe rastet e ngjashme duhet të merret policia, por tejkalimi i kësaj gjendjeje është i mundur vetëm përmes demokratizimit të shoqërisë. Pengesa kryesore për këtë gjë sot është partia në pushtet”, thuhet mes tjerash në komunikatë.