Gazmir Raci, këshilltar i ish-kryenegociatores së Kosovës Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një paraqitje ndër më të mirat gjatë takimeve me krerët më të lartë të Bashkimit Evropian.
Raci në Klan Kosova tha se Kurti me qasjen që ka ndaj dialogut me Serbinë po e merr shume seriozisht këtë proces.
“Unë konsideroj se paraqitja e sotme sidomos ajo në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ka qenë një ndër paraqitjet më të mira të një burrështetasi të Kosovës”.
“Koncentrimi i tij që fillimisht duhet një parapërgatitje dhe pastaj duhet të përcaktohet një datë. Mua më bëri ta kuptojë se ai i është qasur këtij procesi shumë seriozisht. Nuk shkon me një takim sepse hajde se Brukseli e ka caktuar datën 11 maj pa miratim të përbashkët”.Reklamë
Ndër të tjera ai theksoi se të gjithë ata që kanë qenë pjesë e dialogut e dinë që temat vendosen me miratimin e palëve të përfshira në dialog.
“Edhe z.Hoxhaj dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e dialogut e dinë se temat caktohen me miratimin e tre palëve. Asnjë temë nuk i imponohet për bisedime. Edhe Gjykata Kushtetuese e ka sjell vendimin që përcakton qeverinë dhe kryeministrin si udhëheqës të dialogut”.