Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkelzen Gashi ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është duke i udhëzuar NATO-në, ShBA-në dhe BE-në se si duhet të reagojnë ndaj zhvillimeve në Bjellorusi.
Gashi ka përmendur edhe deklaratat e kryeministrit, Albin Kurti para deputetëve evropian se Evropa nuk duhet të ketë plane strategjike, por një ëndërr.
“fillimisht kryeministri ynë u mbante ligjërata deputetëve të parlamentit europian se si europa nuk duhet të ketë plane strategjike, por duhet ta ketë një ëndërr, ngaqë martin luter king nuk ka thënë ‘unë kam një plan strategjik’, por ‘unë kam një ëndërr’ tash ministria e punëve të jashtme po i udhëzon shba-të, nato-n e be-në se si duhet të reagojnë ndaj zhvillimeve në bjellorusi ”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Postimi i plotë:
fillimisht kryeministri ynë u mbante ligjërata deputetëve të parlamentit europian se si europa nuk duhet të ketë plane strategjike, por duhet ta ketë një ëndërr, ngaqë martin luter king nuk ka thënë ‘unë kam një plan strategjik’, por ‘unë kam një ëndërr’
tash ministria e punëve të jashtme po i udhëzon shba-të, nato-n e be-në se si duhet të reagojnë ndaj zhvillimeve në bjellorusi
kosova vendi më i varfër në europë. aq zibidi sa s’ka as ujë e rrymë 24/7
në gjakovë e kanë një shprehje të mirë: mendjen çardak e bothën cullak…