Vendosja e reciprocitetit me Serbinë sa i përket targave të automjeteve mund të ketë ndikim në tërë procesin e dialogut dypalësh, po vlerëson ish-këshilltari i ministres për Dialog, Gazmir Raci.
Ai në një prononcim për Ekonomia Online, tha se kjo marrëveshje e nënshkruar në Bruksel nuk është zbatuar asnjëherë nga Serbia.
“Vendimi ka qenë i duhur, për shkak se edhe afati i vadilitetit të tabelave KS ka përfunduar më datë 15 shtator në mënyrë që të trajtohemi të barabartë”.
“Me sa kemi para dy jave kemi marrë informacion që kryeministri i është drejtuar me një letër të gjitha vendeve anëtare ku i ka informuar për këtë marrëveshje edhe 6 të tjera që Serbia nuk po i zbaton, kurse sa i përket informacionit të qytetarëve unë mendoj është dashur që të ketë fushatë informuese sidomos për qytetarët e Luginës, ka pasur mangësi”.
“Mund të ketë efekte në dialog natyrisht se jemi edhe në kohë zgjedhjesh, por Serbia është e vetëdijshme që një marrëveshje të tillë e ka nënshkruar, andaj ishte momenti i dukur që ishte momenti i duhur që ajo të fillojë së zbatuari dhe të mbyll kapitullin e zbatimit të marrëveshjeve teknike në mënyrë që ta arrihet në marrëveshjen finale”.