Ish-këshilltari i Thaçit e quan notere e Albin Kurtit, presidenten Osmani

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltar i ish-presidentit Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar për manovrat politike të Vetëvendosjesdhe presidentes Vjosa Osmani për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Me anë të një postimi në Facebook, Behramaj ka thënë se qeveria s’ua ndali dasmat mërgimtarëve për të shpëtuar jetë njerëzish, e tani po duan t’ua ndalojnë qytetarëve zgjedhjet për të shpëtuar veten.

“Me qindra qytetarë tanë, familjarë tanë, kanë humbur jetën prej C ovid-19. Nga 20-30 qytetarë po na humbin jetën përditë. Vjosa Osmanit kurrë nuk i është dëgjuar zëri. Rehatinë e kishte më të rëndësishme se jetën e qytetarëve. Zvicrës i dha leksione për pandeminë, por jo edhe kryeministrit të saj. Qytetarët na v disnin prej gabimeve të Qeverisë kur ministri Vitia hidhte vallen covidiane dhe presidentja shijonte rivierën turke”, ka shkruar Behramaj.

Ndërkaq marrë për bazë veprimet e presidentes Osmani, Behramaj e ka quajtur atë “notere” të Albin Kurtit.

Më poshtë postimi i plotë:

Dasmat nuk ua ndaluan mërgimtarëve për të shpëtuar jetë njerëzish. Por, zgjedhjet po duan t’ua ndalojnë qytetarëve për ta shpëtuar veten!

Me qindra qytetarë tanë, familjarë tanë, kanë v dekur prej C ovid-19. Nga 20-30 qytetarë po na v desin përditë. Vjosa Osmanit kurrë nuk i është dëgjuar zëri. Rehatinë e kishte më të rëndësishme se jetën e qytetarëve. Zvicrës i dha leksione për pandeminë, por jo edhe kryeministrit të saj. Qytetarët na v disnin prej gabimeve të Qeverisë kur ministri Vitia hidhte vallen covidiane dhe presidentja shijonte rivierën turke.

Tash kur rehatia politike ka filluar t’u prishet, ajo po tenton ta shpëtojë pushtetin e çoroditur nga rënia e lirë!

Sepse, aty është për t’i shërbyer interesit politik të Lëvizjes Vetëvendosje dhe “rimorkios” së ashtuquajtur “Lista Guxo”.

Sepse, as të kritikojë nuk guxon!

E ka dëshmuar tashmë që nuk është presidente e popullit, por notere e Albin Kurtit!.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme