Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka reaguar pas takimit që u mbajt në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Behramaj ka thënë se kryeministri Kurti kishte mundësi të arrinte këtë marrëveshje pa e dërguar Njësinë Speciale në veri, duke shtuar se kjo është bërë për spektakël politik.
.“E pse pat nevojë Kurti ta bënte këtë rrëmujë në veri? Kishte mundësi ta dërgonte Besnik Bislimin në Bruksel për të bërë marrëveshje edhe pa e dërguar Njësinë Speciale atje për spektakël politik. I dërgoi dhe i la pa bukë. I shqetësoi familjet e tyre dhe gjithë qytetarët. Edhe në fund e dërgoi prapë zëvendësin e tij për të bërë marrëveshje me Serbinë, të cilin kishte mundur ta dërgonte pa e shkaktuar këtë lëmshore politike. A u bëmë sot objekt në tavolinë apo subjekt në karrige? Mos po diskutoni me Serbinë për Vojvodinë?”, ka shkruar ai.