Ish këshilltari i Thaçit: Specialja ka devijuar të vërtetën e luftës së UÇK-së

Prishtinë | 04 Pri 2023 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Adil Behramaj, ish këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Prokuroria e Speciales e ka devijuar të vërtetën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në shkrimin e bërë në Facebook, Behramaj ka thënë se beteja në Hagë është më së paku juridike.

“Prokuroria e Speciales e ka devijuar të vërtetën e luftës së UÇK-së dhe e deformuar historinë tonë. Betejë në Hagë më së paku është juridike. Kjo aktakuzë filloi të shpartallohet qysh sot me të vërtetën e popullit tonë, që të gjithë ne e kemi jetuar”, është shprehur Behramaj.

Ndryshe, në Hagë është duke vazhduar seanca e dytë gjyqësore ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot mbrojtja është duke paraqitur provat e tyre mbrojtëse për të akuzuarit.

Të ngjashme