Ish-këshilltari i Trumpit i quan të turpshme deklaratat e tij

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i Donald Trump, John Bolton, i ka quajtur “turp” deklaratat e presidentit për zgjedhjet.

Një përafrim mes Donald Trump dhe ish-këshilltarit të tij të lartë John Bolton dukej larg pritshmërive reale, dhe duket se Bolton nuk e ka bërë aspak më të lehtë një gjë të tillë me komentet e tij në një televizion britanik këtë mëngjes.

“Po ndihem shumë i palumtur këtë mëngjes. Mendoj se komentet që presidenti Trump i ka bërë disa orë më herët, ku në thelb ai tha se po fitonte, ka fituar, por tani rezultati i zgjedhjeve do të vidhet nga ai, janë disa nga komentet më të papërgjegjshme që një president i SHBA-së ka bërë ndonjëherë”.

“Ne nuk e dimë se si do të jetë rezultati. Është krejtësisht e mundur që Trump të fitojë, por ai tani ka hedhur dyshime mbi integritetin e gjithë procesit zgjedhor, krejtësisht për shkak të përfitimeve të tij personale. Është turp”, ka thënë John Bolton që ka shërbyer si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të Donald Trump.

Të ngjashme