Ish koloneli amerikan , Philippe Rogers në një intervistë për Ekonomia Online teksa ka komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që Kosovën e sheh si pjesë të Serbisë, ka thënë se kjo është një çështje e ndjeshme dhe pika e nxehtë me të cilën ai vazhdon të merret.
Rogers e thekson se Kosova është punë e kryer, e ku e ka përshkruar me një fjalim të një mjekeje e ku tha se “Kosova është si një funeral ku askush nga Serbia nuk do të marrë pjesë”
“Po, e di që kjo është një çështje politike shumë e ndjeshme dhe e vazhdueshme, me të cilën ai duhet të merret. Dhe do të përdor një shprehje që e kam dëgjuar – jo nga unë dhe jo nga dikush nga Kosova, por nga një mjeke që e dëgjova duke mbajtur fjalim, dhe kjo mund të jetë kundërthënëse, por mendoj se e përshkruan mirë mënyrën se si Serbia e sheh Kosovën: “Kosova është si një funeral ku askush nga Serbia nuk do të marrë pjesë”, tha ai për Ekonomia Online.
