Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark pas takimit me presidenti Hashim Thaçi, tha se njerëzit e Kosovës kanë guxim të marrin vendime të duhura, raporton Ekonomia Online.
Prandaj sipas tij, Kosova e ka vendin në BE dhe NATO, madje ai thotë se kur kjo të ndodh do të vijë që të festojë bashkë me kosovarët.
“Është një eksperiencë e jashtëzakonshme të vij sot në Kosovë. Njëzet vjet para e kujtoj me shumë dhunë e tragjedi dhe tani kemi një demokraci”.
“Njerëzit e Kosovës kanë guximin të marrin vendimin e duhur për të shkuar drejt perëndimit dhe perëndimi do ta përqafojë këtë vend”.
“Shikoj të ardhmen kur Kosova të jetë pjesë e BE dhe NATOs. Kur të ndodhë kjo, do të vij prapë. Dua ta shoh Kosovën pjesë të NATO-s sepse në NATO janë njerëzit që e duan lirinë dhe Kosova ka treguar guximin dhe vendosmërinë”.
Derisa Thaçi e ka falënderuar ish-komandantin, Wesley Clark për kontributin e jashtëzakonshëm që dha ai në lirinë e Kosovës.
Thaçi tha se populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës derisa ka dekoruar ish-komandantin Clark me “Urdhrin e Lirisë”.
Më pas, ai do të marrë pjesë në tubimin qendror në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në sheshin “Skënderbeu”.
Në orët e pasdites, do të jetë kryeparlamentari Kadri Veseli ai që do të presë në takim gjeneralin Clark.
Ndërsa, ish-komandanti i Forcave të NATO-s në Evropë do të pritet edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.
LEXONI EDHE: