Ish-korrespondentja e CNN-it rrëfen sfidat gjatë raportimit në Lindjen e Mesme

Prishtinë | 18 Shk 2025 | 11:46 | Nga Diellza Gashi

Ish-korrespondentja e CNN në Lindjen e Mesme, Arwa Damon, ka prezantuar sot në Prishtinë karrierën e saj, gjatë së cilës i ka fituar 5 Çmime Emmy, raporton Ekonomia Online.

Damon ka paraqitur po ashtu punën që e bën me organizatën humanitare që e udhëheq aktualisht, INARA, sidomos në Gaza.

Ajo ka ndarë me publikun kosovar përvojën e saj si gazetare, sidomos në zonat e luftës në Lindjen e Mesme prej ku dhe ka raportuar zhvillimet që ndodhnin atje.

“Ne duhet të kuptojmë që ne kemi obligim të bëjmë ndryshimin në botë. Para se të shkojmë më thellë unë jam gjysmë siriane dhe gjysmë amerikane. Kam lindur në ShBA, kam studiuar biologjinë dhe kam shkuar në New York dhe nuk dija se çka do të bëja. Arsyeja pse fillova të jem gazetare ishte sepse unë mundja të flisja gjuhën arabe dhe kjo më shtyju të merrem me gazetari dhe raportim. Unë përfundova në Irak dhe e lash punën tek një kompani, por në atë kohë shkova në Irak, gjuha arabe në Irak ishte shumë ndryshe nga gjuha arabe që unë dija. Dhe kështu fillova industrinë e gazetarisë, por e kisha mendje të punoja në CNN, nga perspektiva ime unë mendova që janë detaje të rëndësishme”, tha ajo.

Damon tha se ndihej tmerrësisht keq gjatë raportimit sepse shpesh i është dashur të kapërdijë egon e saj dhe të raportojë.

“Në vitin 2013-14 unë gjithmonë Iraku ka qenë brenda meje, por Siria më ka prekur”, tha ajo mes tjerash.

Damon ka theksuar se kur je jashtë si gazetarë përballesh edhe me probleme emocionale rreth tragjedive që sheh dhe dhimbjen e tjerëve që patjetër e ndjen.

Të ngjashme