Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të paraqiten sërish para Gjykatës në Hagë.
Seanca e tretë në lidhje mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet këtë të martë duke filluar nga ora 11:00, njofton Klan Kosova.
Ecuria e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96-të të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Kujtojmë se më 26 tetor, u konfirmua aktakuza nga gjykatësi i procedurës paraprake ndaj tyre.