Ish-kreu i AGK-së e ish-partiakë e kritikojnë Kurtin për qasje të gabuar ndaj gazetarëve

Prishtinë | 04 Sht 2022 | 08:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirja Shabani dhe ish-bashpartiakja e Kurtit, Teutë Rrusta, konsiderojnë se Qeveria ka ndërtuar qasje të gabuar karshi medieve në Kosovë, raporton Ekonomia Online. 

Ata thonë se kjo Qeveri është e bunkerizuar, duke shkaktuar telashe gazetarëve në nxjerrjen e informatave në të mirë të opinionit.  

Gazetari Zekirja Shabani thotë se gazetarët vazhdojnë të kenë probleme me Qeveritë në vend. Të njëjtin problem, thotë se kishin edhe me qeveritë e kaluara. 

“Kemi menduar që Qeveritë e kaluara kanëproblem me gazetarët për shkak se është njëpraktikë e të gjitha Qeverive që me qenë sa mëtë mbyllur dhe ke kriju njëfarë armiqësie tëpanevojshme me mediat dhe kemi menduar qëka përfunduar me Isa Mustafën e RamushHaradinajn por po del që z. Kurti ka problem shumë të madh me mediat. Nuk e dimë arsyenpor po e shohim një Qeveri goxha të mbyllur në raport me mediat, po e shohim një Qeveri që i përgjithëson të gjitha me mediat. Është njëdiçka që nuk i bënë mirë Qeverisë nëpërgjithësi. Qeveria e Kosovës duhet tëmësohet me kërkesat e gazetarëve, duhet tëmësohet me atë që mund të ketë pyetje edhe nga ato që nuk i pëlqejnë ministrave por që ata janë aty për tu përgjigjur, dhe për të dhënëshpjegime për çfarëdo kërkesë që kanëmediat”, tha Zeka.

Ndonëse thotë se liria e medias në Kosovë është e mirë, këtë Shabani kërkon që të ruhet. Ai apelon tek institucionet qeverisëse që të jenë sa më komunikues dhe transparent. 

“Nëse shohim lirinë e mediave në Kosovënëse i krahasojmë me vendet përreth jemi goxha mirë por kjo nuk do të thotë qëdemokracinë tonë ose lirinë tonë medialeduhet ta minojmë apo ta qojmë më poshtë për shkak se media është shtylla e një vendi, do tëthotë është ai matësi më i mirë i demokracisësë një shteti dhe sa më të lira mediat, komunikimi sa më produktiv dhe sa mëtransparente të jenë institucionet aq më e fortdo të jetë kjo shtyllë për shkak se media ështëai kontrolli i jashtëm i institucioneve dhe qytetarët vetëm përmes mediave do të arrijnëme kuptu se çka po bëjnë institucionet e tona dhe çka po bëjnë njerëzit të cilët i kanëzgjedh”

Ndërsa për linçimet dhe etiketimet që iu bëhen gazetarëve, sipas Shabanit janë të pafavorshme dhe të dëmshme për punën e gazetarëve në Kosovë.

“Kjo nuk është shenjë e mirë për  demokracinëe një vendi kur krerët e institucioneve i shohin mediat si armik apo i etiketojnë mediat si media të shitura ose të paguara dhe kjo mëshumë flet për demokracinë e institucioneve se sa për lirinë e medias. Çdo etiketim apo bërje me gisht ndaj një gazetari e vë atë para njëpozite ku ai është shënjestër e atyre qëmendojnë ndryshe prej asaj që është raportuar. Kur ne raportojmë për një keqpërdorim apo korrupsion nuk presim që i korruptuari të na duartrokas, momentin që një i korruptuar na duartroket atëherë nuk jemi duke e kryer punën tonë siç duhet. Etiketimet , linçimet, përgjithësimi i mediave e bënë ambient goxhatë pafavorshëm për punë e gazetarisë nëKosovë”, u shpreh Shabani. 

E ish-bashkëpartiakja e Kurtit, Teutë Rrusta e konsideron si Qeveri të bunkerizuar. Ajo thotë se qasja e Kurtit ndaj medieve është skandaloze, duke iu pamundësuar gazetarëve të nxjerrin informata në të mirë të opinionit. 

“Ishte skandaloze krejt ajo çfarë u tha në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Partisë. Çka u dallua është që ai (Kurti) i sulmoi mediet të cilat megjithatë po bëjnë përpjekje që të nxjerrin një minimum informate nga kjo qeveri e bunkerizuar, pra kjo është Qeveri e mbyllur që këtë e ka dëshmuar dhe herët e vetme ku pranon të paraqitet është me vonesë me përgjigje të kontrolluara dhe kur donë ai vet, pastaj këtyre iu pengon kur opinioni kërkon informata dhe e krijon mendimin në mungesë të informatave”, u shpreh Rrusta për EO.

Të ngjashme