Një spiun nga shërbimi rus operonte në Ministrinë franceze të Mbrojtjes, tha ish-drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme, Bernard Bajolet, duke dëshmuar në një raport të botuar mbrëmë në rrjetin France 5, transmeton Gazeta Express.
I pyetur në lidhje me informacionin se një spiun në shërbimin rus punonte për zyrën e ministrit të atëhershëm, Jean-Yves Le Drian, ministri aktual i Punëve të Jashtme, Bernard Bajolet tha në dokumentarin kushtuar presidentit rus, Vladimir Putin: “Në fakt, ndërsa unë kam qenë drejtor i shërbimit të huaj inteligjent, e kam sjellë në qeveri”.
“Dikur thuhej: ‘Pas Luftës së Ftohtë, ne nuk kemi pse të humbim kohë me spiunë që nuk ekzistojnë më (…), terrorizmi është prioritet’, por ne shohim se spiunazhi nuk është ndalur fare dhe se fondet e investuara në të nga rusët, kinezët, por edhe të tjerë, si amerikanët, le të mos gënjejmë veten, kurrë nuk kanë qenë kaq të mëdha”.
Ky informacion u transmetua më pas nga faqja franceze Mediapart, e cila shkroi se një spiun i shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse GRU futi një njeri në zyrën e Jean-Yves Le Drian ndërsa ai ishte Ministër i Mbrojtjes, gjatë kohës së Presidentit Francois Hollande.