Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX, Malcolm Simmons ka folur për mosliberalizimin e vizave për Kosovën në Samitin e BE-së që u mbajt këtë javë.
Simmons në një postim në Twitter ka thënë se nga ajo që ka mësuar për popullin e Kosovës gjatë kohës që ka shërbyer në Prishtinë, është se ai është i qëndrueshëm dhe i ka kapërcyer fatkeqësitë.
Ai ka thënë se Kosova ka bërë gjithçka çka i është kërkuar dhe një ditë do të shpërblehet.
“Një gjë që mësova për popullin e Kosovës është se ju jeni një popull elastik që gjithmonë do t’i kapërceni fatkeqësitë. Ju keni bërë gjithçka që ju është kërkuar. Një ditë do të shpërbleheni”, ka shkruar Simmons.
Më poshtë postimi i plotë i tij.
One thing I learned about the people of Kosovo is that you are a resilient people who will always overcome adversity. You have done everything asked of you. One day you will be rewarded. https://t.co/JZensgMiyO
— Judge Malcolm Simmons (@SimmonsJudge) June 24, 2022