Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, në Kuvendi e Kosovës ka folur për reduktimet e rrymës që po ndodhin këto ditë të dimrit, raporton Ekonomia Online.
Ai kërkoi të di se çfarë strategjie do të ndjek Qeveria në aspektin e krizës energjetike.
“Pas lufte kemi pas gjenerator çdo shpi, ndërsa tani siç duket po hyjmë në krizë energjetike dhe dua të di sesi do ta kalojmë këtë dimër dhe sa vështirë do të jetë në aspektin ekonomik, çfarë strategjie do ta ndjekin si Qeveri”, ka pyetur ai.
“Refuzimi i ndërtimit ‘Kosova e Re’, në investim amerikan mbi 1.2 miliardë dollarë. Qeveria Kurti e la Kosovën pa 460 MegaWatt të çmimit prej 86 euro, të teknologjisë së re, pra të pastër. Po ashtu, Qeveria Kurti i tha jo projektit të gazsjellësit prej 200 milionë euro, na la pa projekt. Për interes të kujt është janë këto refuzime”.
“Vendoseni një shatorr në KEK, le të mërdhihen ministrat e juaj dhe menaxhmenti, pra i bie sa më shumë MegaWatt që prodhoni i bie që të bleni më pak MegaWatt që aq shtrenjtë që janë sot”.