Ish-kryeministri Italian, Silvio Berlusconi ka mbrojtur agresionin e Vladimir Putinit në Ukrainë me arsyen se ai ka qenë i shtyrë drejt konfliktit.
Berlusconi, i cili ishte kryeministër për tre mandate, është aleat i kamotshëm i presidentit rus.
Këtë vikend partia e tij “Forza Italia” pritet të marrë pushtetin si pjesë e koalicionit të krahut të djathtë në zgjedhjet e përgjithshme në Itali.
Narrativa, e cila supozon se qeveria ukrainase po vriste përfaqësues rusë në lindje të vendit ishte krijuar nga mediat në Moskë, thotë Berlusconi për një televizionin Italian, shkruan BBC.
Ai shton se këto raportime, të nxitura nga forcat separatiste dhe politikanët nacionalistë në qeverinë ruse nuk i kanë lënë mundësi tjetër Putinit pos të nisë një agresion të kufizuar.
“Putin ishte shtyrë nga popullata, partia dhe ministrat e tij që të fillojë këtë operacion. Trupat është dashur të hynë deri në Kiev brenda një jave, të zëvendësojnë qeverinë e Zelensky me njerëz të duhur dhe pas një jave të kthehen. Në vend të këtij plani, ata u përballën me rezistencë të papritur, e cila më vonë u ndihmua me armatim nga Perëndimi”, tha Berlusconi.
Ndërsa, në muajin prill, ai dënoi agresionin rus dhe tha se ‘është I zhgënjyer’ nga sjellja e Putinit, për të cilën tha se ‘masakra e civilëve në Bucha dhe zona tjera janë krime lufte”.
Lideri i partisë “Forza Itali” momentalisht po bën fushatë si pjesë e koalicionit të krahut të djathtë për zgjedhjet e përgjithshme që mbahen të dielën.