Ish-kryeminsitri i Pakistanit, Nawaz Sharif, së bashku me vajzën e tij dhe bashkëshortin e saj, janë paraqitur sot para një gjykate në Islamabad, lidhur me akuza për korrupsion.
Të tretë janë të akuzuar për korrupsion, sipas dokumenteve të rrjedhura nga të ashtuquajturat, Letrat e Panamasë.
Meqë kundër tyre zhvillohen tri procese të ndara, zoti Sharif dhe anëtarët e familjes së tij kanë kërkuar që të mbahet vetëm një proces.
Ish-kryeministri Sharif është paditur muajin e kaluar dhe ai ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor.
Ai është shkarkuar nga kryeministria me vendim të Gjykatës Supreme të Pakistanit, në muajin korrik, për dyshime se i ka fshehur fondet jashtë shtetit dhe për akuza të tjera për korrupsion.
Aleatët e zotit Sharif, i cili ka shërbyer dy herë si kryeministër dhe ishte përmbysur në një grushtshtet ushtarak në vitin 1992, kanë vlerësuar se proceset kundër tij janë hakmarrje politike dhe kanë sugjeruar që mund të ketë dorë ushtria e fuqishme e Pakistanit.