Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha në seancën e Kuvendit se Qeveria e ka ngulfatur ekonominë e vendit, raporton Ekonomia Online.
Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë ku në rend dite është interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”.
“Krejt janë befasua me vendimin e juaj kur keni vendos mos me bo shtesa. Nëse ju ka funksionua kjo gjuhë në opozitë ju lutem tash hyni në substancë. Mos boni retorikë manipulative. Ju nuk keni pas guxim me ju bë shtesa pensionistëve nuk jeni kërkund t’u punua për ligjin e pagave dhe më e keqja nuk keni koncept ekonomik dhe e keni ngulfat ekonominë”.